Në kishën trikonshe në kalanë e Drishtit, Shkodër, Monument Kulture i kategorisë së parë, kanë nisur punimet restauruese.Kalaja e Drishtit ndodhet 800 metra mbi nivelin e detit me një largësi prej 15 kilometrash nga qyteti i Shkodrës.Ajo ngrihet mbi luginën e lumit Kir, në pjesēn fundore të saj, dhe është një nga dëshmitë më të rëndësishme të qytetërimit mesjetar në arealin e Shkodrës. Dikur pjesë e qytetit të fortifikuar të Drishtit, ajo shërbeu si pikë strategjike mbrojtjeje dhe si qendër e rëndësishme administrative gjatë Mesjetës, veçanërisht në periudhën e sundimit venedikas.
Edhe sot, muret dhe rrënojat e saj mbajnë gjallë kujtesën e një qyteti që kishte një rol të rëndësishëm në historinë e mesjetës arbërore.

Kalaja e Drishtit është shpallur “Monument Kulture” që prej vitit 1948.