Saturday, September 21, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKisha e Kuklit dhe shtëpia e Dom Ndre Mjedës, kompleks unik 30...

Kisha e Kuklit dhe shtëpia e Dom Ndre Mjedës, kompleks unik 30 minuta larg Shkodrës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ftoi sot qytetarët dhe turistët që të vizitojnë këtë fundjavë Kishën e Kuklit dhe shtëpinë e Dom Ndre Mjedës, një kompleks unik që ndodhet në fshatin Kukël, 30 minuta larg qytetit të Shkodrës.

Kompleksi, Kisha dhe shtëpia, ndërtuar nga vetë dora e poetit, në stilin neoklasik i kanë mbijetuar kohës së komunizmit duke u bërë një nga qendrat unike të turizmit historik e kulturor në Shqipëri.

E ndërtuar në vitin 1906, banesa e Mjedës u kthye në shtëpi-muze ku ekspozohen sende personale të poetit, materiale fotografike, shkrime studimore, libra e shumë objekte të tij. Shtëpia dykatëshe është shndërruar në ekspozitë, ku ndër sendet më të rëndësishme është tavolina e punës së poetit, me jetë mbi 100 vjeçare, ku shkroi veprat më të bukura shqip.

Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” ne Kukël, që nga viti 2012 mban statusin Monument Kulture i Kategorisë l.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments