Sipas autoriteteve meteorologjike, reshjet e musonit gjatë gushtit ishin 16 për qind nën normalen, një faktor që kontribuoi në temperaturat e larta.
Ekspertët ia atribuojnë pjesërisht kushtet e thata edhe fenomenit klimatik El Niño, i cili lidhet me rritjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Paqësor dhe mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në modelet e reshjeve në mbarë botën.
Në Indi dhe në Azinë Juglindore, El Niño zakonisht shoqërohet me kushte më të thata dhe dobësim të musonit. Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i këtyre faktorëve me ngrohjen globale mund të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve ekstreme të motit.
India, vendi më i populluar në botë, konsiderohet veçanërisht e ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme dhe valëve të të nxehtit





