Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKëshilli i Lartë i Sportit

Këshilli i Lartë i Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi organizoi mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit të Lartë të Sportit, organi më i rëndësishëm këshillimor, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave të sportit. Në këtë takim merrnin pjesë presidentë të federatave sportive në vend, presidenti i KOKSH, rektori i Universitetit të Sporteve, sportistë profesionistë veteranë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, etj. Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se tashmë ligji i ri për sportin që reflekton zhvillimet dhe nevojat brenda vendit, është i përafruar më së miri me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Evropian. Kushi tha se sidomos gjatë muajve të fundit është bërë e mundur plotësimi i të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për ta bërë këtë ligj sa më funksional. “Këtu dua të theksoj sidomos Vendimin e Këshillit të Ministrave për vlerësimin, për trajtimin, për shpërblimin e sportistëve që fitojnë statusin e nivelit të lartë, ashtu sikurse dhe vendimin për masat e sigurisë në aktivitetet sportive, kryesisht për ndeshjet e futbollit”, u shpreh ministrja. Për sa i takon buxhetit të sportit, Kushi tha se sidomos dy vitet e fundit të buxheti për sportin është rritur, duke përfshirë këtu edhe buxhetin për federatat sportive, edhe buxhetin për shpërblimin, për vlerësimin e sportistëve elitarë, por po kështu edhe për infrastrukturën sportive. “Që të gjitha këto i kanë dhënë një tjetër zhvillim sportit dhe janë pikërisht këto investime që kanë bërë pastaj të mundur zhvillimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar në Shqipëri”, tha ministrja. Duke folur për sportin në shkolla, i cili është një prioritet, Kushi tha se krahas rritjes së numrin e orëve të edukimit fizik, numrin e disiplinave, i është kushtuar një vëmendje e veçantë edhe infrastrukturës. “Çdo projekt i ri sot në shkolla, çdo rikonstruksion shkollash duhet patjetër të plotësojë standardet për terrenet sportive”, theksoi Kushi.https://ata.gov.al/2022/07/19/konstituohet-keshilli-i-larte-i-sportit-kushi-objektivi-i-pare-ligji-i-sponsorizimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments