Shqipëria Moti – Enjte, 10 Shtator 2026

0
0

Sipas MeteoAlb:  Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme; do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të kenë prezencë të vranësirave në territor të cilat më të dukshme priten në zonat Lindore – Juglindore duke rrezikuar rrebeshe të përkohëshme shiu; Orët e mbremjes do të ri-sjellin sërisht motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit POR lagështira në ajër do të mbetet mjaft e lartë. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga; 13°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera maksimale në rang territori. 

Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.