Të paktën katër persona kanë vdekur në një aksident me varkë në Lago Maggiore, në veri të Italisë, deklaruan zjarrfikësit. Zjarrfikësit fillimisht thanë se tre trupa u gjetën pasi një varkë u përmbys në skajin jugor të liqenit pranë qytetit të Lisanza, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Milanos. Më vonë u gjet një trup i katërt në një thellësi prej 16 metrash. Anija turistike, e cila kishte rreth 24 persona në bord, u përmbys të dielën për shkak të një stuhie të papritur. Njëzet persona u shpëtuan të padëmtuar. Sipas presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, varka me vela, me një gjatësi prej 16 metrash, ishte marrë me qira nga turistët. atsh