Katër astronautët e dërguar në hapësirë më 26 gusht nga Space X, kompania e transportit hapësinor në pronësi të Elon Musk, raportohet se arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Sipas lajmit të CNN, kapsula “Crew Dragon”, e cila përfshin 4 astronautë për të kryer misionin “Crew-7” të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-së (NASA), mbërriti në destinacionin e saj pas udhëtimit një ditor. I udhëhequr nga Jasmin Moghbeli i NASA-s, ekipi i ri përfshinte danezin, Andreas Mogensen nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Satoshi Furukawa nga Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) dhe kozmonauti Konstantin Borisov nga Agjencia Federale Ruse e Hapësirës (Roskosmos). Do të duhen 5 ditë që skuadra shumëkombëshe të marrë përsipër detyrën nga astronautët “Crew-6”, të cilët kanë qenë në stacion për rreth 190 ditë që nga muaji mars. Gjatë kohës që astronautët kalojnë në stacion, është planifikuar të hetohet rreziku i përhapjes së baktereve në misionet me njerëz, evakuimi me vakum i mikroorganizmave nga stacioni në hapësirë, metodat për të përmirësuar riciklimin e ujit të përdorur në stacion, dhe ndryshimi i valëve të trurit të astronautëve në një mjedis me gravitet të ulët teksa janë në gjumë. Kapsula “Crew Dragon” u lëshua nga raketa Falcon 9 e Space X më 26 gusht nga Stacioni Hapësinor Kennedy në Florida, SHBA, në orën 03:27 të mëngjesit me orën lokale. atsh
Katër astronautët e Space X zbarkojnë në ISS
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on