Në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se në muajin shtator do të aplikohet për të pasur datën e garës së parë automotorrike më pistën e Elbasanit. “Pasi kemi krijuar të gjitha kushtet, në shtator futemi në fazën zyrtare të aplikimit për të pasur datën zyrtare të eventit’, u shpreh ajo gjatë inspektimit të punime për ndërtimin e Drejtorisë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mat, ku i pranishëm ishte edhe kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe. Zv/kryeministrja Balluku siguroi se infrastruktura që është duke u ndërtuar në zonën e pistës, që është pjesë e korridorit të 8-të, do të garantojë me siguri mbështetjen për këtë aplikim. “Autostrada Elbasan-Qafë Thanë, që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë, do t’i japë edhe këtij aplikimi një peshë tjetër. Tashmë ka nisur puna edhe për projektimin e bajpasit të Elbasanit, i cili e nxjerr në Labinot Fushë të gjithë trafikun”, deklaroi Balluku. Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on