Kampioni i boksit, Alban Beqiri, pjesë e FA

0
19

Flamuri i Shqipërisë dhe dashuria për vendin është pika e përbashkët e Alban Beqirit, kampion i boksit, njëherazi kolonel në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi solli sot shembullin e Alban Beqirit, që bëri histori dhe solli në shtëpi një medalje për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd. “Për përkushtimin dhe punën e palodhur, u vlerësua me gradën honorifike ‘Kolonel’ dhe tashmë është pjesë e Forcave të Armatosura”, tha Peleshi. Ndërsa vetë Albani tregon se, boksin e ka nisur që kur ishte 13 vjeç. Në karierën e tij, ai tregon se mbresëlënës janë dy kampionate ku ai është nderuar me medalje: Shpallja Kampion Ballkanik dhe Medalja e Bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd. Ai veçoi Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd, si momentin ku pati një jehonë të madhe profesionalizimi i tij nga komentatorët ndërkombëtarë të boksit, të cilët e cilësuan historike lojën e tij në ring. “Gradimi si kolonel në FA është një arsye më shumë për të kontribuar më shumë për vendin”, thotë ai.