Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKreditimi në euro u rrit me 40%

Kreditimi në euro u rrit me 40%

Kreditimi i ekonomisë në monedhën euro ka shënuar rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, 52 % e totalit të kredisë së re, prej 19.2 miliardë lekë, të disbursuar gjatë kësaj periudhe nga sektori bankar ishte në monedhën euro. Krahasuar me një vit më parë, kredia e re në euro u rrit me rreth 40 %, duke vijuar të shfaqë ritme të larta të rritjes për të dytin vit radhazi. BSH-ja vëren se, kredia në euro po luan një rol dominues në rritjen e huasë për ekonominë. Sipas BSH-së, në dy vitet e fundit, edhe depozitat në euro po rriten me ritme më të larta se ato në lekë. Kjo ka rritur fondet e lira në euro për sektorin bankar, duke krijuar më shumë ofertë për kredi në monedhën europiane. BSH-ja shpjegon se, rritja ka ardhur kryesisht nga kredia për blerjen e banesave në euro. Në monedhën europiane, rritja e normave të interesit ka qenë më e zbutur, sepse sektori bankar është shumë likuid në këtë monedhë, falë rritjes së lartë të depozitave në euro. Gjithashtu, presionet për rritjen e kostos së fondeve në euro kanë qenë pak më të lehta, sepse klientët nuk kanë alternativa konkurruese investimi, siç janë bonot dhe obligacionet e thesarit për investimet në lekë. Në këtë mënyrë, kredia në euro duket se po vazhdon të rritet, edhe në inercinë e dëshirës së madhe të shqiptarëve për të investuar në prona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ