Sipas MeteoAlb: Gjatë orëve të paradites; territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu; herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere dhe mni-stuhi breshëri.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C temperatura më e ulët në Bajram Curr deri në 36°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.


