Kalaja e Ishmit është një nga sitet e trashëgimisë kulturore që po restaurohet në kuadër të programit EU4Culture. E ndërtuar në vitet 1572-1574, rrënojat e saj u shpallën monument i kategorisë I në vitin 1977. Përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur sot se kalaja po i nënshtrohet restaurimit falë projektit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Sipas saj, pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese kanë përfunduar dhe restaurimi po vazhdon me konsolidimin e terrenit dhe peizazhit në brendësi të kalasë. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on