Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTK.Benzema fiton Topin e Artë

K.Benzema fiton Topin e Artë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, fitoi sot Topin e Artë duke u bërë lojtari i dytë që fiton çmimin në moshën 34-vjeçare, pas anglezit Stanley Matthews, i cili fitoi çmimin në vitin 1956, në moshën 41-vjeçare, sipas “The Sporting News”. Skuadra e Benzema fitoi “La Liga” të Spanjës dhe “UEFA Champions League” duke u shpallur kështu golashënuesi më i mirë në të dyja garat. Ai gjithashtu fitoi Ligën e Kombeve të UEFA-s me Francën. Pritej që Benzema të fitonte çmimin si lojtari më i mirë në botë, duke qenë se nuk kishte asnjë lojtar tjetër që i afrohej arritjeve të tij. Pavarësisht se ajo nuk ka qënë aktive gjatë muajve të fundit për shkak të një dëmtimi në gju, ylli i Barcelonës, Alexia Putellas, fitoi Topin e Artë 2022 për femra. Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi fitoi trofeun “Kopa” si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nën 21 vjeç në ceremoninë e Topit të Artë sot në Paris. Thibaut Courtois i Real Madrid, u shpall portieri i vitit, duke marrë trofeun “Yashin”. Manchester City pretendoi Klubin e Vitit, ndërsa lojtari i Bayern Munich, Sadio Mane u nderua me çmimin e parë “Socrates”. Edicioni i Topit të Artë për vitin 2022 pati disa ndryshime në procesin e votimit dhe kritereve për votim, pas fitores kontroverse të Lionel Messi në 2021. Për herë të parë, lojtarët u gjykuan në sezonin evropian të klubeve dhe jo në bazë të vitit kalendarik. Gjithashtu, grupet e votimit u reduktuan duke iu vendosur kritere më të rrepta, të cilat nuk përfshinin arritjet në karrierë.https://ata.gov.al/2022/10/17/karim-benzema-fiton-topin-e-arte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ