Qershori nis me Javën e Kulturës Italiane, aktivitetet e së cilës do të zhvillohen në Tiranë e rrethe, deri më datën 7 qershor. Programi i kësaj jave është i ngjeshur me ngjarje mes të cilave përmendim promovimin e produkteve të shumëllojshme italiane nëpër qendra tregtare, koncert me këngët e festivalit italian të fëmijëve “Zecchino d’oro”, promovime librash, kulinari me theksin tek produkti më i famshëm italian pizza etj. Një nga veçantitë e Javës Italiane në këte edicion të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare është “konsullata shëtitëse”, një risi që do të çojë më pranë të interesuarve, shërbimet konsullore të drejtpërdrejta. Sot “konsullata shëtitëse” do të jetë në Shkodër, qytet ku do të ketë dhe një sërë aktivitetesh të tjera përfshi shfaqje filmash, promovim produktesh “Made in Italy” etj. Të interesuarit për shërbimet e konsullatës, si për shembull studentët, do të mund të marrin informacion pa qenë nevoja të caktojnë paraprakisht takim me autoritetet konsullore. Përveç se në Tiranë e Shkodër, Java Kulturore Italiane, sot do të jetë e pranishme edhe në Vlorë, me prezantimin në Konsullatën e Përgjithshme Vlorë si dhe me një spektakël “kabaret” në Universitetin Ismail Qemali. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on