Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të forcojnë bashkëpunimin me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, së bashku me grupet e punës zhvilluan një takim për shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve. Në fokus të diskutimeve ishin zbatimi i rritjes së pagës minimale, subvencionimi i pagesës së kontributeve për disa kategori të veçanta, deklarimi i saktë dhe korrekt i listëpagesave për periudha të mëparshme dhe shkëmbimi i bazës së të dhënave. “Mbetemi të angazhuar për të siguruar përmbushjen e detyrimeve në dobi të të gjithë përfituesve”, u shpreh Hado. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on