Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bëri të ditur sot se është hapur thirrja SURE5.0, një program akselerues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Ky program i financuar nga Bashkimi Europian do të shpërndajë fondin prej 2.6 milionë eurosh, për të ndihmuar procesin e transformimit digjital të bazuar në parimet e Industry 5.0. Nga kjo thirrje mund të përfitojnë edhe ndërmarrjet shqiptare. Aplikimet në këtë thirrje do të pranohen nga ndërmarrje që duke zbatuar parimet e Industry 5.0, dëshirojnë të arrijnë një model biznesi më të qëndrueshëm dhe elastik, si dhe që operojnë në industritë: transport dhe automobilistikë; hapësirë ajrore dhe mbrojtje; elektronikë. Fondi do të shpërndahet në dy faza të ndryshme të cilat do të zhvillohen njëra pas tjetrës. Në fazën e parë, 50 NVM do të vlerësohen për nevojën e tyre për të digjitalizuar biznesin, si dhe do t’u jepen shërbime këshillimi dhe mentorimi në vlerën 10 mijë euro. Në fazën e dytë, 27 NVM do të përfitojnë grant në vlerën 50 mijë euro me qëllim zbatimin e planit të tyre për transformimin digjital të ndërmarrjes. AIDA informoi se përpara se të aplikojnë, ndërmarrjet e interesuara mund të përdorin një mjet vetëvlerësimi të vendosur në dispozicion nga institucioni implementues, për të përcaktuar nevojën për transformim digjital, si dhe për të vlerësuar potencialin e tyre në të ardhmen lidhur me Industry 5.0. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on