Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEInvestimet në digjitalizim reduktuan

Investimet në digjitalizim reduktuan

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikoi sot pamje nga punimet që po kryen në rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të mjeteve Durrës. Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale tha se, “përfitojmë një kapanon për një linjë të tërë kontrolli teknik, që do ta bëjmë funksionale për QKT e DRSHTRR Durrës, në ndihmë të qytetarëve, pasi e çlirojmë nga pirgjet e rrëmujës e të përtacisë së trashëguar nga ata që as reformonin arkivat e as investonin, duke taposur shërbimin me dosarë e dokumente, në kushte dramatike”. Gonxhja vuri në dukje se sot, falë çeljes së Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, ku vijon magazinimi pas përzgjedhjes dhe eliminimit të materialit të tepërt, pastrimit e risistemimit, në kushtet e standardet më të larta të sigurisë e të ruajtjes, po rimarrim frymë, teksa shtoi se, investimet janë kryer me fondet 100% nga vetëfinancimi i entit. Sipas tij, akte të reja rregullatore për arkivimin mundësojnë uljen e ndjeshme të afateve të ruajtjes dhe pakësimin e arkivës fizike ndërsa numri i drejtuesve të mjeteve dhe i mjeteve rrugore rritet vazhdimisht. “Transformim epokal i infrastrukturës fizike e informatike të arkivimit për shërbimet e transportit rrugor, rikonceptim praktikash për të tërë sistemin e punës së DPSHTRR, skanim e digjitalizim, thjeshtim e heqje e sa më shumë burokracive dhe letrës, me qëllim reduktimin me 80% të volumit arkivor fizik”, tha Gonxhja.https://ata.gov.al/2022/09/14/gonxhja-investimet-ne-digjitalizim-reduktuan-me-80-volumin-arkivor-fizik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ