Talebanët ndërtuan një zjarr, duke i vënë zjarrin instrumenteve dhe pajisjeve muzikore të konfiskuara në provincën e Heratit, duke përsëritur se muzika “është e pamoralshme”. “Promovimi i muzikës shkakton korrupsion moral dhe luajtja e saj do t’i çojë të rinjtë të devijojnë”, theksoi Aziz al-Rahman al-Muhajir, kreu i departamentit të Heratit të Ministrisë për Promovimin e Virtyteve. Që nga marrja e pushtetit në gusht 2021, autoritetet talebane kanë imponuar vazhdimisht ligje dhe rregullore që pasqyrojnë pikëpamjen e tyre të ashpër ndaj Islamit, duke përfshirë një ndalim për të luajtur muzikë në publik. Zjarri nxori në tym pajisje muzikore me vlerë qindra dollarë, shumë prej tyre u mblodhën nga sallat e dasmave në të gjithë qytetin, duke përfshirë kitarat, instrumentet me tela, një harmonium dhe një tabla, daulle, si dhe amplifikatorë dhe altoparlantë. atsh
Instrumentet muzikore,për talebanët janë të ”pamoralshme”
RELATED ARTICLES