Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku, deklaroi se drithi është një produkt i rëndësishëm ushqimor dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i kthehet Marrëveshjes së Drithërave të Detit të Zi. Duke kryer lutjen tradicionale të së dielës nga dritarja e zyrës së Vatikanit me pamje nga sheshi i famshëm i Shën Pjetrit, papa foli për Korridorin e Drithit të Detit të Zi në fjalimin e tij. Duke u shprehur se drithi është një dhuratë nga Zoti për të ushqyer njerëzimin, papa tha: “Të mos ndalojmë së luturi për Ukrainën e vuajtur. Lufta atje po shkatërron gjithçka, përfshirë drithin, dhe ky është një mëkat i rëndë ndaj Zotit”. Udhëheqësi katolik tha se miliona njerëz aktualisht vuajnë nga uria. “U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, për kthimin e Iniciativës së Detit të Zi dhe transportin e sigurt të drithit”, shtoi ai. Marrëveshja e Drithit Për të zvogëluar ndikimin e Luftës Rusi-Ukrainë në çmimet globale të ushqimit, OKB-ja, Rusia, Türkiye dhe Ukraina nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithërave të Detit të Zi në një ceremoni të mbajtur në Istanbul më 22 korrik 2022. Më 17 korrik, pas skadimit të afatit të vazhduar tashmë, Kremlini njoftoi tërheqjen nga marrëveshja për shkak të “mosrespektimit të pjesës ruse të marrëveshjes”. atsh
Papa thirrje Rusisë të kthehet në Marrëveshjen e Drithërave
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on