Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në tetëmujorin janar-gusht 2022 është 5.667.121, duke shënuar rritje me 29.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur vendin tonë e vizituan 4.3 milionë shtetas të huaj. INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit përgjatë tetë muajve të 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4.1 herë dhe Greqia me 2.1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Vetëm gjatë muajit gusht, referuar të dhënave të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, janë 2.447.981. Ky tregues rezulton me një rritje 12 %, krahasuar me gushtin e 2021-shit. Në gusht të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.710.041. Ky numër është rritur me 11.2 %, krahasuar me gushtin e 2021-shit. Numri i shtetasve që kanë hyrë nga pikat ajrore është rritur me 91.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga pikat detare është rritur me 46.6 % dhe nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22.3 %.https://ata.gov.al/2022/09/26/instat-mbi-5-6-milione-te-huaj-vizituan-shqiperine-ne-8-muaj/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on