Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 0.7 % në tremujorin e...

INSTAT: Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 0.7 % në tremujorin e tretë

Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 0.7 % në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT “Indeksi i Çmimeve të Prodhimit”, një vit më parë ky ndryshim ishte 8.1 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 është me ulje prej 0.03 %. Të dhënat tregojnë se çmimet e importit të produkteve në seksionin “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një rritje me 1 %. Gjithashtu, çmimet në seksionin “industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90.6 % shënuan një rritje prej 0.7 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3 %, pasuar nga “konfeksionimi i veshjeve” me 2.8 %, “prodhimi i pijeve” me 2.7 %, “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2.6 %, “prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 2.5 % dhe “përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 2 % etj. Nga na tjetër çmimet në aktivitetin “prodhimi i produkteve të duhanit” shënuan ulje me 3.8 %. Çmimet në seksionin “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar ulje me 1.8 %, pasuar nga seksioni “industri nxjerrëse” me 0.7 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ