Projektet e Federatës Shqiptare të Futbollit në infrastrukturë dhe përmes shpërndarjes falas të bazës materiale për të gjithë fëmijët në të gjithë vendin po i japin një zhvillim gradual futbollit shqiptar. Këtë herë ishte radha e Kukësit që pas stadiumit moderne “Kukës Arena” të inauguruar pak muaj më parë, tani qyteti do të gëzojë edhe një fushë të re ndërtuar në aneksin e stadiumit përmes një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kukës. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës, Kristjan Xhidodaj, futbollistë të vegjël dhe prindër. Përveç inaugurimit të fushës në këtë ceremoni u shpërnda edhe baza materiale për ekipet e futbollit të kësaj zone në kuadër të projektit “Uniforma Ime” me FSHF-në, që vazhdon të pajisë me uniforma falas të gjithë fëmijët që luajnë futbollit me ekipe në të gjithë vendin nga mosha U-7 e deri në moshën U-19. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se, investime të tilla në bashkëpunim edhe me njësitë vendore janë jetike për të mbështetur zhvillimin e futbollit, teksa një nga prioritetet kryesore të Federatës është futbolli i fëmijëve dhe i vajzave, por pa infrastrukturën e duhur është e vështirë që ky mision të përmbushet plotësisht. Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, njëherësh edhe President Nderi i klubit të Kukësit, vlerësoi kontributin e madh të Federatës Shqiptare të Futbollit, qoftë me investimet në infrastrukturë ndër të cilët edhe stadiumi i ri “Kukës Arena”, qoftë edhe me projektin madhor Uniforma Ime që po jep një impakt të madh në të gjithë vendin. Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, Kristjan Xhidodaj, shprehu kënaqësinë për inaugurimin e kësaj fushe, që do t’i japë mundësinë ekipeve të moshave të Kukësit t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e tyre.http://ata.gov.al/2022/10/14/inaugurohet-fusha-e-re-ne-aneksin-e-kukes-arena/
Inaugurohet fusha e re në aneksin e “Kukës Arena”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on