Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEImpianti i ri i ujërave të ndotur në Burrel

Impianti i ri i ujërave të ndotur në Burrel

Në bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiantin e trajtimit të tyre. Projekti përfshin qytetin e Burrelit dhe zonat periferike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë. Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.

Aktualisht zona periferike e Burrelit dhe fshati Muzhak largimin e ujërave të ndotura e bën ndërmjet gropave septike, të ndërtuara jashtë kushteve teknike, ndërsa pjesa tjetër përmes kanaleve të hapura të cilat paraqesin një rrezik të vazhdueshëm. Me investimin që po bëhet kjo problematikë merr zgjidhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments