Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; kthjellimet dhe vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu; herë pas – here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të MBETEN me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta NDERSA e gjithë zona Lindore do të vijojë me vranësira dhe shira në formë rrebeshi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 12°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes të territorit deri në 35°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.




