Mërgimtarët, sikurse ditëve paraprake, edhe sot po presin me orë të tëra për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë pritjet në hyrje janë 100-120 minuta, derisa kolona është 600 metra. Ndërsa, në dalje, në këtë pikë kufiare, pritjet janë edhe më të gjata, 180-200 minuta, derisa kolonat janë 1200 metra, shkruan KosovaPress Ndërkaq, në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje shumë të gjata. Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.