Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI: Fatkeqësia e përmbytjeve përbën kërcënim për shëndetin

GREQI: Fatkeqësia e përmbytjeve përbën kërcënim për shëndetin

Për shkak të fatkeqësisë së përmbytjes që u përjetua javën e kaluar në Greqi, popullata ndodhet përballë kërcënimit të problemeve serioze shëndetësore, thekson epidemiologu grek Prof. Dr. Gikas Magiorkinis. Dhjetëra vendbanime në rajonin Thesali, kryesisht në Larisa, Volos, Pilio, Trikala dhe Karditsa mbetën nën ujë për shkak të përmbytjeve. Magiorkinis, epidemiologu i Universitetit të Athinës, i cili foli për televizionin shtetëror ERT të Greqisë, deklaroi se popullata në rajon ndodhet përballë kërcënimit të sëmundjeve të tilla si inflamacion i stomakut dhe zorrëve, hepatit, leptospirozë për shkak të kontaktit me ujërat me baltë. Magiorkinis paralajmëroi popullatën e rajonit se kafshët e ngordhura mund të mbartin sëmundje dhe kërkoi që të mos ketë kontakt me këto kafshë. Duke tërhequr vëmendjen se për shkak të përmbytjeve mund të shihet edhe rritje e përnjëhershme në numrin e mushkonjave, Magiorkinis bëri të ditur se mund të shënohen rritje edhe rastet me Virusin e Nilit Perëndimor. Në rajonin e Thesalisë kanë ngordhur mbi 45 mijë bagëti. Në fatkeqësinë e përjetuar javën e kaluar në rajon humbën jetën 14 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments