Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi mbi 1807 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë periudhës 4-10 shtator. Sipas AKU-së, 503 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 143 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 54 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 227 kg produkte të tjera për mungesë dokumentacioni. Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 9 masa administrative gjobë në vlerën 720 000 lekë, si dhe ka dhënë 64 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara. Gjithashtu AKU ka marrë një masë administrative për ndërprerje aktiviteti, pasi është evidentuar mungesë e kushteve higjeno sanitare. AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në këtë sezon me fluks të shtuar vizitorësh në vendin tonë dhe rritje të konsumit të ushqimit në tregje.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on