Autoritetet kanë zbatuar edhe masa të tjera për kursimin e ujit, si ulja e zhytjes maksimale të anijeve – thellësia deri në të cilën anija futet në ujë – për anijet më të mëdha.
Në vitin 2023, niveli i ujit në liqenet që furnizojnë kanalin ra aq shumë, sa operatorët u detyruan të ulnin numrin e kalimeve ditore nga 38 në vetëm 22 anije.
Autoriteti tha të enjten se, me reduktimin e ri, do të rriten kohët e pritjes për anijet që përpiqen të kalojnë pa rezervim paraprak.
Nëntë nga dhjetë anije që përdorin kanalin e bëjnë këtë me rezervim, ndërsa vendet e mbetura nxirren në ankand.
Para luftës në Iran, oferta mesatare fituese në këto ankande ishte rreth 135 mijë dollarë. Por në prill, një kompani transporti që kërkonte me çdo kusht të përdorte kanalin pagoi një shumë marramendëse prej 4 milionë dollarësh





