Green dhe Blue Prespa, promovim i turizmit të qëndrueshëm dhe natyrës

0
2

“Green dhe Blue Prespa” është një kompeticion i natyrës, turizmit dhe peizazhit kulturor, i cili pasqyron identitetin e Prespës si një destinacion gjithëpërfshirës, që ndërthur përvojën në liqen, vlerësimin e biodiversitetit, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.Festivali synon promovimin e Prespës si një destinacion autentik dhe të qetë, duke nxitur vizitorët të eksplorojnë zonën në harmoni me ritmin natyror dhe vlerat e saj mjedisore.