Pse truri i njeriut e ka të vështirë të mbajë hapin me jetën moderne?, shkruan salute eu.

Stresi kronik, vetmia, ankthi dhe krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jenë, të paktën pjesërisht, rezultat i një mospërputhjeje midis mënyrës se si është zhvilluar truri i njeriut dhe mjediseve sociale e dixhitale ku jetojmë sot.

Këtë e mbështet një rishikim shkencor i udhëhequr nga Jose Yong, i James Cook University Singapore, dhe Sarah Chan, e Singapore University of Technology and Design (SUTD).

Sipas autorëve, truri i njeriut është zhvilluar për t’u përballur me një mjedis krejtësisht të ndryshëm nga ai i sotmi: grupe të vogla shoqërore, marrëdhënie të drejtpërdrejta, kërcënime të menjëhershme dhe një numër të kufizuar njerëzish me të cilët krahasoheshe.

Sot, përkundrazi, të njëjtët mekanizma psikologjikë bombardohen vazhdimisht nga qytetet e mëdha, platformat dixhitale, pabarazitë e theksuara sociale dhe krizat e shumta që karakterizojnë shoqërinë moderne.