Mbrojtja, zhvillimi dhe menaxhimi efektiv i Zonave të Mbrojtura vijon të mbeten prioritet për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Një marrëveshje e rëndësishme u nënshkrua sot nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi dhe drejtoresha ekzekutive e PONT, Mirjam de Koning mbi miratimin e 4 granteve për vitin 2023 për 4 zona të mbrojtura në fokus të PONT. Katër zonat e mbrojtura në fokus të PONT janë Parku Natyror Korab-Koritnik, Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, Parku Kombëtar Shebenik dhe Peizazh i Mbrojtur Ujor dhe Tokësor i Liqenit të Pogradecit. Gjithashtu, nga AKZM do të vazhdojë zbatimi i planit operacional 2023 për grantin 3-vjeçar dhënë nga PONT për Parkun Kombëtar të Prespës. Grantet e PONT të zbatuara në vitin 2022 ndihmuan AKZM-në dhe AdZM-të (Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura) të zhvillojnë një plan operacional të detajuar dhe buxhet respektiv për vitin 2023, të cilat janë në përputhje me prioritetet e identifikuara në planet e tyre të menaxhimit si edhe me analizën e menaxhimit efektiv për 2022 e kryer duke përdorur analizën METT, versioni 4 (Management Effectiveness Tracking Tool). Zonat e mbrojtura janë themeli i ndërtimit të ruajtjes së natyrës si edhe synimi kryesor i qasjes së PONT. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga AKZM bëhet e ditur se, “duke bashkëfinancuar deri në 50% të kostove operacionale me anë të granteve të lartpërmendura, PONT ndihmon zonat e mbrojtura të krijojnë funksione dhe operacione kyçe të menaxhimit, duke përfshirë monitorimin dhe ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e vizitorëve, edukimin mjedisor dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”. PONT (Prespa Ohrid Nature Trust) është një fondacion që punon për të mbështetur Zonat e Mbrojtura (ZM) dhe aktorët e Mjedisit të Zonës së Zgjeruar Prespë-Ohër (WPOA) në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe Zona e Ruajtjes Ndërkufitare Korab-Shara/Alpet Shqiptare (TCA), duke përfshirë korridoret ekologjike ndërmjet këtyre zonave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on