Këto gjetje përfshihen në ”Raportin vjetor të sigurisë së reklamave 2025”, i cili nxjerr në pah se si mjetet e bazuara në Gemini kanë përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar reklamat keqdashëse, duke i mbrojtur njerëzit para se një mashtrim t’i arrijë ata.

Sipas analizës, sistemet e gjigantit të teknologjisë kapën mbi 99% të reklamave që shkelnin politikat para se të shfaqeshin.

”Ndryshe nga sistemet e mëparshme të bazuara në fjalë kyçe, modelet më të reja e kuptojnë më mirë qëllimin e njerëzve, duke na ndihmuar të identifikojmë dhe bllokojmë përmbajtjen e dëmshme, gjë që i ndihmoi ekipet respektive të vepronin me katër herë më shumë raporte përdoruesish në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar”, tha ”Google”.

Duke analizuar përtej imazheve dhe modeleve të tekstit, ”Google” arrin në përfundimin se “Gemini është më i aftë të dallojë midis një oferte të besueshme dhe një karremi të sofistikuar, një nivel saktësie që na ndihmoi të zvogëlojmë pezullimet e gabuara të reklamuesve me 80% vitin e kaluar. Kjo saktësi na lejon të përqendrohemi në dy gjëra njëherësh, duke i dhënë përparësi heqjes së përmbajtjes së dëmshme dhe duke i ndihmuar bizneset e ndershme të mbajnë reklamat e tyre aktive”, theksoi kompania