Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEGjoba nga 15.000-20.000 lekë për mjekët

Gjoba nga 15.000-20.000 lekë për mjekët

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare kriteret, rregullat dhe procedurat e lëshimit të raporteve mjekësore elektronike për paaftësitë e përkohshme për punë, për barrëlindje dhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale. Qëllimi i rregullores është përcaktimi i kritereve për lëshimin e raporteve mjekësore elektronike, për paaftësi të përkohshme për punë, për leje barrëlindjeje dhe për aksidente në punë e sëmundje profesionale, përcaktimi i rregullave dhe i procedurave që do të ndiqen e do të zbatohen nga mjekët përgjegjës dhe Komisioni Mjekësor për lëshimin e tyre. Ndër të tjera rregullorja përcakton edhe masat dhe gjobat për shkeljet e konstatuara në procesin e ligjshmërisë së lëshimit të raporteve mjekësore. Sipas rregullores, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për shkeljet e konstatuara në procesin e ligjshmërisë së lëshimit të raporteve mjekësore, njofton zyrtarisht sipas rastit njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, drejtorinë rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe titullarin e institucionit shëndetësor në të cilin është i punësuar specialisti përgjegjës. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në varësi të shkeljes së konstatuar, krahas aplikimit të gjobës sipas këtij neni, ka të drejtë t’i rekomandojë institucionit punëdhënës marrjen e masave me karakter administrativ sipas legjislacionit të zbatueshëm në fuqi. Shkeljet e parashikimeve të legjislacionit të zbatueshëm nga të cilat janë shkaktuar dëme të fondit të sigurimeve shoqërore, krahasmasave të tjera sipas rastit, shoqërohen me masat materiale (gjobë), për mjekun e familjes e për secilin anëtar të Komisionit Mjekësor dhe për çdo rast të konstatuar. Mosvijimësi në përcaktimin e diagnozës, diagnoza të ndryshme pa u shoqëruarme ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë, lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë, lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë, përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me “kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë” dënohet me gjobë nga 10,000 lekë, mospërcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë. Po ashtu, përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë, veprimi në kundërshtim me normat e caktuara dhe që dëmtojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) paga minimale në shkallë vendi. Njëkohësisht, kryerja e veprimeve aktive apo mosveprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo për shkak të saj, si falsifikim dokumentesh, korrupsion aktiv/pasiv, shpërdorim detyre etj., pavarësisht dënimit të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dënohet me gjobë nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) paga minimale në shkallë vendi.

https://ata.gov.al/2022/07/11/gjoba-nga-15-000-20-000-leke-per-mjeket-qe-leshojne-raporte-false/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments