Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Futsal Finalissima”

“Futsal Finalissima”

Portugali – Spanjë. Kjo do të jetë finalja e parë e edicionit “Futsal Finalissima”, që është duke u zhvilluar në “Park Rok” të Buenos-Airesit. Një bashkëpunim mes UEFA-s dhe Conmenbol, ndërsa janë katër ekipe, dy nga Europa dhe dy nga Amerika e Jugut. Portugalia, që vjen me petkun e Kampiones së Europës për vitin 2022 e jo vetëm, sepse është dhe Kampione e Botës për 2021, ka patur përballë Paraguajin në gjysmëfinale, finalisten e Kampionatit të Amerikës së Jugut. Luzitanët e Horges Braz kanë fituar me përmbysje, ndërsa në të 16’ Ozuna kishte kaluar në avantazh Paraguajin. Pani Varela në të 29’ dhe Erik në të 33’ përmbysin gjithçka e në fund 2-1 për Portugalinë. Në gjysmëfinalen Argjentina, fituese e Kupës së Amerikës së Jugut dhe njëkohësisht finaliste e Kampionatit Botëror, kishte përballë Spanjën, që ishte në vendin e tretë në Europë. Iberikët e Federiko Vidal zëvendësuan Rusinë, që ishte finaliste e Kampionatit Europian, por që për shkak të luftës në Ukrainë është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet europiane. Dhe në fakt befasia ishte e madhe. Raul Kampos në të 6’ dhe në të 15’, si dhe Didak Plana në të 40’ fiksojnë fitoren e Spanjës, 3-0. Të dielën në ora 19:00 për vendet 3-4 Paraguaj – Argjentinë dhe në finalen e madhe të trofeut, kjo në ora 21:40, Portugali – Spanjë. Gjithçka vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.https://sport.rtsh.al/artikull/portugali-spanje-finalja-e-futsal-finalissima-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ