Lufta e përgjakshme në të cilën ndodhet Ukraina prej muajsh tashmë dhe që ka tronditur të gjithë planetin, ka sjellë reagime të shumta dhe një solidarizim me një vend mik i cili është nën agresion. Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të japë kontributin e saj në këtë situatë duke ndihmuar me medikamente mjekësore Federatën homologe e popullin ukrainas. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim tejet human rreth tre muaj më parë, lidhur me situatën e vështirë që po kalon Ukraina, duke alokuar një fond të veçantë për këtë shtet për t’i ndihmuar në blerjen e ilaçeve, ushqimeve e materialeve të ndryshme. Kjo e mërkurë ka shënuar edhe finalizimin me sukses të këtij vendimi me qeverinë e futbollit shqiptar që ka mbajtur një tjetër premtim, teksa tashmë këto ilaçe do të nisen drejt Ukrainës. Vetë Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ishte i pranishëm këtë të mërkurë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku pa nga afër realizimin e këtij vendimi dhe falënderoi përzemërsisht FSHF-në dhe Presidentin Duka për këtë gjest kaq human. Pas një vizite në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ dhe një bisede të shkurtër me Presidentin Duka, ata dhanë nga një prononcim të shkurtër rreth kësaj ndihme simbolike nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Presidenti i Federatës se Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një prononcim për mediet tha se falenderojë ambasadorin që na krijoi mundësinë të ndihmojmë Ukrainën. “Sot nuk mund të quhet një ditë e bukur kur je për një çështje kur je për një çështje kur nuk është vërtetë e bukur, por megjithatë dua ta falënderoj ambasadorin që na vizitoi sot në Federata për të pranuar një ndihmë simbolike nga FSHF për partnerët tanë në Ukrainë. Federata ka përgatitur disa ilaçe për kolegët tanë atje për popullin e Ukrainës. Ne jemi një organizatë sportive dhe gjeja e parë që lusim është shëndeti dhe paqja dhe këtë mesazh duhet të japim dhe sot. Ne duhet të jetojmë jetën tonë në paqe në të gjithë botën dhe predikojmë edhe për në Ukrainë dhe të mos ketë luftë. Urojmë që lufta të mbarojë që nesër dhe asnjë në Ukrainë të mos ketë nevojë për ilaçet tona, por gjithsesi sado pak të ndihmojmë me ato ilaçet tona qoftë dhe për dy apo 5 njerëz që luftojmë ndihemi mirë për mesazhin që çojmë se sa për ndihmë. Dua ta falenderoj ambasadorin që na krijoi mundësinë dhe infrastrukturën për ti dorëzuar kamionin me ilaçe për të shkuar drejt Ukrainës”, tha Duka. Nga ana e tij, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov tha se prezenca jonë sot ka dy aspekte. E para në kemi ardhur te Federata Shqiptare e cila do na mbështes me medikamente dhe ilaçe. Aspekti i dytë është simbolik dhe ne jemi shumë mirënjohës Presidenti dhe Federatës për mbështetjen në këto momente. “Sporti bashkon kombe, bashkon njerëz dhe dua të urojë me gjithë zemër popullit shqiptarë federatës dhe në përgjithësi Shqipërisë që këtu të keni qellë të kaltër të hapur dhe asnjëherë të mos u prek lufta. Dhe shpresoj shumë që skuadrat tona të bashkohen në një fushë të bukur dhe të luftojnë për fitore”, tha Shukrov.https://ata.gov.al/2022/09/28/fshf-ndihmon-ukrainen-me-medikamente-mjekesore/