Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin ka organizuar një forum me studentë e pedagogë. “Ishte bukur që në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të dialogonim në një Forum me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, mbi rëndësinë e pastërtisë së gjuhës shqipe, por dhe njohjen e thellë të saj, me studentë që bazë të formimit të tyre kanë pikërisht gjuhën”, shkruan QKLL në rrjetet sociale. Roli i përkthimit në komunikimin mes kulturave është i rëndësishëm dhe krijimi i një brezi të ri shqipëruesish, që do të kontribuojnë në këtë komunikim mes kulturave e qytetërimeve, është thelbësor. Zv/dekania e FGJ Ogerta Koruti, kryetari i Shoqatës së Përkthyesve shqiptarë z. Rexhep Hida, prof. Fjoralba Dado e drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli sollën një vëzhgim mbi gjuhën sot në raport me globalizmin. atsh