Formula 1, kualifikueset për Karlos Sainz

0
16

Karlos Sainz është fituesi i kualifikueseve në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse do të vijë të dielën gara në ora 15:00. Spanjolli i Ferrarit fiton kualifikueset në shpinë të Verstapen, që në fakt ishte i penalizuar, kjo së bashku me Lëklerk dhe pesë pilotë të tjerë. Dhe arsyeja e penalizimit të holandezit, që në fakt do të duhet të ishte i pari në përfundim të kualifikueseve, ashtu sikurse kishte dhe pozicionin real, ishte zëvendësimi i motorit dhe të pjesëve të tjera të makinës. Rreshti i dytë për Perez, por edhe Alonso e Hamilton. Koha e katërt dhe e pestë më e mirë e kualifikueseve ishte për Lëklerk dhe Okon, që do të vendosen në rreshtin e fundit për shkak të penalizimit të dhënë nga gjyqtaria në Çmimin e Madh të Belgjikës. Rasëll dhe Albon plotësojnë rreshtin e tretë, ndeërsa Riçiardo dhe Gasly, të eleminatuar në seksionin e dytë të kualifikueseve, ndodhen në të katërtin.https://sport.rtsh.al/artikull/formula-1-kualifikueset-per-karlos-sainz