“Rini e Çmenduri” është drama e fortë e John Osborne-it, e vënë në skenë nga një grup artistësh të rinj. Produksioni vjen në kuadër të “Fondit të teatrit për të rinj”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” si dhe nga Teatri “Bylis”. Drama me regji të Alba Shtëmbarit, dhe me aktorë Ledian Gjeçin, Antonela Cinën, Ana Kuqon e Ergi Hasanin, trajton problemet e ankthshme të një martese individësh inteligjentë, por me disbalanca sociale dhe ekonomike. Në qendër të dramës është kriza e një shoqërie indiferente, të korruptuar, pa moral e pa ambicie për dije. “Rini e Çmenduri” është një dramë e cila na bën të shohim qartë pasojat që sjell indiferenca, dhe shkatërrimin që sjell zemërimi. Një dramë e cila na trondit, por njëkohësisht edhe na zgjon. Trupa që e vuri ne skenën e Teatrit “Bylis”, dramën “Rini e Çmenduri” ka marrë vlerësimin e regjisorëve e artistëve të njohur të skenës. Ata i kanë vlerësuar përpjekjet e të rinjve pasionantë e këmbëngulës. Ndërkohë, në qytete të ndryshme të vendit, janë u përgatitur për vënie në skenë, të tjera vepra teatralë, të cilat kanë gjetur mbështetjen e “Fondit të teatrit për të rinj”. Pas suksesit që pati “Kjo rinia jonë”, e vënë në skenën e teatrit të Korçës “A.Z. Çajupi”, është duke u përgatitur “Muji dhe Halili”, me regji të Ina Morinaj, “Madhështia e marrëzisë” me regji të Ajlin Petrelës, si dhe “Lojëra në oborrin e pasëm”, me regji të Kjara Gjergjit e që do të vihet në skenën e Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti”, Pukë.https://ata.gov.al/2022/09/27/fondi-i-teatrit-per-te-rinj-gjalleron-teatrot-me-produksione-te-rinjsh/
“Fondi i teatrit për të rinj”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on