Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFlorian Marku, gati për duelin e datës 25 gusht

Florian Marku, gati për duelin e datës 25 gusht

Më 25 gusht stadiumi kombëtar pritet ti ngjajë një arenë gladiatorësh kuqezi, pasi boksieri Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parros për titullin ËBC Silver. Në konferencën për shtyp boksieri premton se për kundërshtarin do jetë thuajse e pamundur të fitojë këtë duel. Përpara konferencës për shtyp, kyeministri Edi Rama ka pritur në zyrë boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore. Rama ka veshur dorezat e boksit ndërsa në një bisedë me Florian Markun, të cilin e priti në zyrën e tij në kryeministri, Rama nuk kurseu batutat ndërsa mori disa dhurata simbolike. “Unë fizikisht nuk do të jem më 25 gusht në Tiranë, por i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin Florian. Duhet të shkojmë të mbështesim Florianin, është për WBC me një meksikan. Florian Marku me meksikanin, tani o me meksikanin o me Florianin, nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël që do transmetohet edhe nga Sky Sports”, u shpreh Kryeministri. Florian Marku u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëhen pjesë e kësaj feste, për të bërë tifo për boksierin kampion shqiptar. Kreu i Bashkisë u shpreh se, mbi të gjitha, Florian Marku është një shembull për të rinjtë se vetëm puna e ndershme të çon në majë. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që miku ynë, vëllai ynë, Flor Marku është në Tiranë për një super ndeshje, për të ruajtur titullin botëror. Ne jemi tifozë me Florin, ndaj mezi pres jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria edhe shqiptaria, kush ka mundësi të vijë, biletat i gjejnë në stadium”. Më pas ishte radha e konferencës për shtyp në prag të duelit të madh, ku Marku i premtoi tifozëve që do të jenë në stadiumin Kombëtar se do të jetë nata e tij “Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri pas 4 vitesh e gjysmë. Ju premtoj që do jap shpirtin për fitoren e radhës. Që të humb në “Air Albania” kundërshtari duhet të japë ‘nokaut’ dhe të më nxjerrë me barrel nga ringu se ndryshe nuk e pranoj humbjen. Por Migueli do ta provojë forcën e boksierit shqiptar”, ka thënë Marku. Më datë 25 gusht spektakli në stadiumin kombëtar do të nisë në orën 16:00.Në ring do të zbresin edhe të tjerë boksierë shqiptarë.https://sport.rtsh.al/artikull/florian-marku-gati-per-duelin-e-dates-25-gusht

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments