Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFestivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Sot nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, i cili do të zhvillohet deri më 24 shtator. Këtë vit, festivali vjen me një tematikë të mprehtë shoqërore, që ka në fokus të drejtat e të rinjve dhe një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Në këtë edicion, janë përzgjedhur 37 filma prej 3200 aplikimeve të ardhura në adresë të IHRFFA-së, nga e gjithë bota. Festivali nis me një ekspozitë fotografike, me foto nga Lufta në Ukrainë, realizuar në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë, si dhe shfaqjen premierë të filmit kanadez “ANTIGONE” e regjisores Sophie Deraspe, përshtatje e tragjedisë së Sofokliut në Montrealin modern e që trajton temën e emigrimit. Shtegtimi 6-ditor i IHRFFA, do jetë në prezencë të regjisorëve dhe artistëve të ftuar nga bota, të cilët do të bashkëbisedojnë me spektatorët mbi filmat e prodhuar dy vitet e fundit dhe që janë vlerësuar me një varg çmimesh ndërkombëtare. Përveç Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi, filmat do të shfaqen tek lulishtja pranë kryeministrisë, Kinemaja “Maks Velo”, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit etj. Tek lulishtja e kryeministrisë do të projektohen filmat: “René – I burgosuri i Lirisë”, ”SCARBOROUGH” dhe ”Vajza me Byzylyk”. Festivali ka mbështetjen nga Bashkia Tiranë, Ambasada Kanadeze, Misioni i Bashkimit Europian etj.https://ata.gov.al/2022/09/19/nis-edicioni-i-17-te-i-festivalit-nderkombetar-te-filmit-per-te-drejtat-e-njeriut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ