Thursday, March 27, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFestivali i Filmit të Animuar për Fëmijë “AniFestROZAFA2022”

Festivali i Filmit të Animuar për Fëmijë “AniFestROZAFA2022”

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “AniFestROZAFA2022” organizuar nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, “AniFestROZAFA2022” do të zhvillohet nga data 10-13 tetor në Gjirokastër dhe nga data 14-17 nëntor në Shkodër. Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Drejtori i këtij festivali, piktori dhe regjisori Artan Maku, ka falënderuar kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri, ministren e Kulturës, Elva Margariti, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, që bënë të mundur realizimin e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë, “AniFestROZAFA2022”. Pas ceremonisë së hapjes, në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës, filloi shfaqja e filmave të animuar për fëmijë. Festivali synon të bëjë bashkë regjisorë e kineastë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat por edhe do të mund të vendosin lidhje të reja për zhvillimin e projekteve të tyre të ardhshme. Gjithashtu kineastët do të mund të vizitojnë qytetet Gjirokastrës dhe Shkodrës, gjatë ditëve të festivalit. Në Gjirokastër do të prezantohen filmat pjesëmarrës, ndërsa në qytetin e Shkodrës do të ndahen çmimet për fituesit.https://ata.gov.al/2022/10/10/nis-festivali-i-filmit-te-animuar-per-femije-anifestrozafa2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ