Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i Filmit në Venecia ,mes grevës së yjeve

Festivali i Filmit në Venecia ,mes grevës së yjeve

Greva në Hollivud ka lënë ende të paqartë se cilët yje do të udhëtojnë në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia, i cili hap siparin sonte. “Adam Driver, Sofia Coppola dhe Mads Mikkelsen ka të ngjarë të jenë mes tyre”, sipas një zëdhënëseje të festivalit. Festivali i filmit fillon sot në orën 19:00, me hapjen e tij me filmin “Comandante” të regjisorit italian Edoardo De Angelis. Ai tregon historinë e një komandanti italian nëndetëseje, në Luftën e Dytë Botërore, i cili merr një vendim të guximshëm për një udhëtim në Atlantik. “Comandante” është një nga 23 filmat që konkurrojnë për çmimin kryesor të festivalit, “Luanin e Artë”, i cili do të shpallet më 9 shtator. Në garë është edhe regjisori gjerman Timm Kroeger. Premiera e filmit të tij ”Theory of Everything” do të shfaqet më 3 shtator. Përveç kësaj, filmat e rinj të David Fincher (i njohur për “Fight Club”, “Seven”), Luc Besson (“Léon – The Professional”), Sofia Coppola (“Lost in Translation”), Michael Mann (“Heat”) , Pablo Larraín (“Spencer”), Ryusuke Hamaguchi (“Drive My Car”) apo Bradley Cooper (“A Star Is Born”) mund të shihen të gjithë në garën për çmimin “Luani i Artë”. Skenaristët e Hollivudit kanë qenë në grevë që nga 2 maji. Aktorët e përfaqësuar nga SAG-AFTRA u larguan nga puna më 14 korrik. Të dy sindikatat po kërkojnë pagesa të përmirësuara dhe mbrojtje kundër përdorimit të inteligjencës artificiale. Disa vëzhgues presin që vera e nxehtë të zgjasë deri në vjeshtë, duke ndryshuar sezonin e ri në transmetimet televizive dhe duke thelluar pasojat ekonomike për Los Anxhelesin dhe industrinë e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ