Saturday, April 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Festa e Fikut” në Roshnik

“Festa e Fikut” në Roshnik

Për 3 ditë me radhë, në Roshnik të Beratit është organizuar “ Festa e fikut”, një nga produktet për të cilat është e njohur kjo zonë. Festa ka mbledhur fermerë të cilët kanë sjellë prodhimet e tyre në panairin agroturistik. “Produktet e jashtëzakonshme të zonës, muzika, valltarët e lojërat për fëmijë, e bënë këtë festë fantastike për turistët dhe të gjithë pjesëmarrësit”, u shpreh kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili ka publikuar një set fotografish nga atmosfera e ngrohtë që krijoi festa, e nisur prej datës 9 shtator. Megjithëse fiku është kryefjala e kësaj feste, panairi i Roshnikut pati larmi prodhimesh të qarkut të Beratit. Përgjatë këtyre ditëve u organizuan edhe takime me përfaqësues, agjenci turistike lokale e kombëtare në fushën e turizmit për të informuar për potencialet turistike të Roshnikut. U bë gjithashtu një tur në bujtinat, kantinat dhe agrobizneset e Roshnikut, vizita në plantacionet e fiqve dhe vreshtat. Gjithashtu pati koncert festiv me grupe artistike popullore dhe animatorë për fëmijët pjesëmarrës. Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës. Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku është dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorit, i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments