Gara e shtëpisë nuk shkoi siç ishte shpresuar për “Ferrari”-n të dielën, pasi Sharl Lëklerk u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, pas “Red Bull”-it të Maks Verstapenit në Çmimin e Madh të Italisë. Por skuadra e “Kokëkuqeve” ia doli, sidoqoftë, që në jubileun e 75-të pistën e Monzës, që ishte edhe edhe gara e 16-të e këtij sezoni, të regjistronte disa shifra interesante. Kështu, “Ferrari” u bë të dielën skuadra e parë në historinë e Formulës 1, që kapërcen kufirin e 10,000 pikëve të grumbulluara në garën ekipore. Ndërkohë, përtej vendit të dytë të Lëklerkut, i cili sidoqoftë siguroi në dy gara radhazi vendin në podium për herë të parë që nga 3 garat e para të këtij viti, Karlos Sainz mori vendin e 4-t për “Ferrari”-n edhe pse e pati nisur atë nga vendi i 18-të. Sa u përket statistikave të tjera, ajo e së dielës ishte gara e 12-të që është mbyllur nën regjimin e saj e makinës së sigurisë, teksa para saj kishte ndodhur në Belgjikë në 2021-n dhe në Bahrein në 2020-ën. Maks Verstapeni korri një tjetër fitore duke u nisur nga vendi i 7-të i ndryshëm këtë sezon, duke thyer rekordin që pati vendosur vetë në Spa. Fitorja e 11-të e këtij sezoni e kapërcen kështu numrin e përgjithshëm të fitoreve të tij në 2021-shin, teksa kanë mbetur edhe 6 gara nga sezoni aktual, ndërsa ishte e 5-ta radhazi për holandezin, që përbën edhe vazhdën më të gjatë të fitoreve në karrierën e tij. Për më tepër, Monza ishte e vetmja pistë në të cilën Verstapeni nuk ishte ngjitur kurrë në podium, ashtu sikundër kishte ndodhur edhe skuadrën e tij, “Red Bull”-in në epokën e motorit hibrid. Përtej të gjitha këtyre shifrave qëndron fakti se Maks Verstapeni mund ta mbyllë çështjen e titullit që në garën e radhës, atë të Singaporit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616808
Ferrari kapërcen kufirin e 10 mijë pikëve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on