Sunday, March 16, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFenomeni i gjakmarrjes, në TIFF nëpërmjet regjisores sllovene Marija Zidar

Fenomeni i gjakmarrjes, në TIFF nëpërmjet regjisores sllovene Marija Zidar

Pasditja e TIFF-it nisi me “Reconciliation” nga Marija Zidar. Një dokumentar, bashkëprodhim mes Sllovenisë, Serbisë, Malit të Zi e Kosovës, që tregon historinë e një vajze 18-vjeçare e cila vritet në një histori gjakmarrjeje në malësinë shqiptare. Babai i saj i pikëlluar vihet nën presionin e një prifti dhe një shoqate, që jo vetëm ta falë vrasësin, por edhe të pajtohet me të, siç e kërkon Kanuni. Dokumentari është një rrëfim prekës dhe i thellë, i një shoqërie patriarkale të kapur midis të kaluarës dhe një të tashmeje të pasigurt. Pas “Reconciliation”, në Liceun Artistik, është shfaqur “Purgatory ’90” nga Ismet Sijarina, edhe ky film dokumentar, por që konkuron në kategorinë “MADE In ALBANIAn”. Ismet Sijarina është regjisor, skenarist si edhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa në kategorinë PerspecTIFF, ishte radha e një filmi thriller, “Our father, our devil” nga Ellie Foumbi. Filmi, një bashkëprodhim amerikano-francez tregon historinë e një refugjateje afrikane, ekzistenca e paqtë e të cilës tronditet nga hyrja në skenë e një prifti katolik, që rezulton të jetë edhe vrasësi i prindërve të saj. Filmat e shkurtër që nisën të shfaqen pas orës 21, në Millennium, ishin të kategorisë LIVE ACTION dhe do të mund të kualifikohen për Oscars dhe European Film Awards.https://ata.gov.al/2022/09/28/fenomeni-i-gjakmarrjes-ne-tiff-nepermjet-regjisores-sllovene-marija-zidar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ