Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTFederer njofton dorëheqjen

Federer njofton dorëheqjen

Legjenda zvicerane Roger Federer, 20 herë kampion i turneve Grand Slam, njoftoi sot se do të tërhiqet nga tenisi profesional. “Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë eventi im i fundit në ATP. Do të luaj tenis edhe në të ardhmen, sigurisht, por jo në Grand Slams apo në turet (ATP)”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë në Twitter. “Jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1.500 ndeshje gjatë 24 viteve. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do të kisha ëndërruar ndonjëherë, dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”, tha Federer. I zmbrapsur nga problemet e gjurit dhe jashtë fushës që nga Wimbledon-i i vitit 2021, Federer tha se ai u përball me “sfida në formën e lëndimeve dhe operacioneve” gjatë tre viteve të fundit. “Kam punuar shumë për t’u kthyer në formë të plotë konkurruese. Por unë gjithashtu i di kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim, dhe mesazhi i tij për mua kohët e fundit ka qenë i qartë”, tha ai. Duke filluar karrierën e tij profesionale në tenis në vitin 1998, Federer ka çimentuar statusin e tij si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të këtij sporti. Vetëm dy tenistë të tjerë, Rafael Nadal nga Spanja dhe serbi Novak Gjokoviq, kanë më shumë fitore në Grand Slam për meshkuj sesa Federer. Ikona zvicerane mban gjithashtu rekordin për më shumë tituj të Wimbledon me tetë kampionate të fituara. “Ky është një vendim i hidhur, sepse do të më mungojë gjithçka që më ka dhënë turi. Por në të njëjtën kohë, ka shumë për të festuar”, tha ai. “Më në fund, lojës së tenisit i them: Të dua dhe nuk do të të lë kurrë”, shkroi Federer.ZY https://ata.gov.al/2022/09/15/roger-federer-njofton-doreheqjen-nga-tenisi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ