Lindja e kontinentit Europina dhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin intervale të gjata me diell, POR herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash do të vijoj të MBETET Europa Jugore, KU në pjesën më të madhe të rajonit kthjellimet pritet të jenë dominante. Ndërsa pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe vendet e Beneluksit do të kenë vranësira të shpeshta të  cilat do të jenë në formë rrebeshi në afate të shkurtra kohore. Me mot të paqëndrueshëm PARAQITET po_ashtu pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe dhe gadishulli Skandinav, KU vranësirat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu.