Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të lira për të udhëtuar në Evropë këtë verë, sipas medias spanjolle “El Generacional”, në një listë që përfshin gjithashtu Rumaninë, Portugalinë dhe Bullgarinë.
Sipas artikullit, Shqipëria spikat për kombinimin e plazheve me ujëra të kristalta, trashëgimisë kulturore dhe kostos së ulët të pushimeve, duke u bërë një zgjedhje tërheqëse për turistët, që kërkojnë të udhëtojnë pa shpenzuar shumë.
Me ardhjen e verës, shumë turistë kërkojnë të zbulojnë vende të reja dhe të shkëputen nga rutina pa shpenzuar shumë para.
Udhëtimi nëpër Evropë shpesh lidhet me përvoja kulturore, monumente historike dhe peizazhe të pakrahasueshme.
Megjithatë, në shumë raste, çmimet janë tepër të larta.
Përtej qyteteve më të njohura evropiane, ka shumë vende që mund të ofrojnë të njëjtën bukuri dhe përvoja të paharrueshme, pa pasur nevojë për një buxhet të madh.
Shqipëria rekomandohet si një nga vendet më të përballueshme për të udhëtuar në Evropë këtë verë.





