Europa veriore dhe rajoni i Balltikut; do të mbizotërohen nga një qendër e fuqishme ciklonare e cila do gjenerojë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe pjesërisht rajoni i Ballkanit do të dominohen nga vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu; shoqëruar me mini-stuhi ere; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Veri të Ballkanit NDERSA e gjithë pjesa tjetër e Europës do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta të jenë dominante; Po ashtu edhe temperaturat do të pësojnë rritje nga dita në ditë; si pasojë e ri-aktivizimit të valëvë të nxehta Afrikane.




