Edhe pse konsiderohet një nga vendet me infrastrukturën më modern në futboll, Anglia është në limitet e kushteve për projektin e organizimit të Euro 2028. Duket disi ironike por është e vërtetë sepse pavarësisht ndërtimit të disa komplekseve moderne gjatë dekadave të fundit, disa prej tyre nuk i plotësojnë kushtet sportive. Nëse Britania e Madhe dhe Irlanda fitojnë të drejtën e organizimit të Euro 2028 ku janë në një garë me Turqinë, të paktën 4 stadiume nuk janë të përdorshëm dhe ata janë “Anfield”, “Emirates”, “Stamford Bridge“ dhe “Elland Road“ nuk i plotësojnë kushtet. Problemet më të mëdha i kanë “Anfield Road“ i Liverpool dhe “Stamford Bridge“ për shkak të përmasave të vogla të fushave respektive ndërsa në garë për të fituar të drejtën do të jenë stadiumet e Newcastle, Birmingham, ai i Tottenham, Wembley, dy stadiumet e Manchester dhe stadiumi i West Ham. Ndërkohë, Irlanda ka vendosur në dispozicion dy stadiume, Aviva Stadium e Croke Park ndërsa Skocia dhe Uellsi do të synojnë të përfaqësohen me nga një stadium. Gjithsesi, Turqia mbetet një konkurrent i fortë në garën për organizimin e europianit që do të ishte edhe i pari eveniment madhor që do të mbahej në këtë vend.https://sport.rtsh.al/artikull/euro-2028-anglise-nuk-i-dalin-llogarite
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on